Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Në një njoftim në rrjete sociale, Peleshi u shpreh se paqja është sot më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Peleshi shtoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas.
“Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot; paqen”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti. /arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media