Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane dhe Këshillin e Investitorëve Evropian ka takuar misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zëvendës drejtori menaxhues të FMN, z. Bo Li.
Gjatë takimit me delegacionin, drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, znj. Nora Hasani, ka folur për zhvillimet e fundit në bashkëpunimin ekonomik gjermano-kosovar, duke theksuar rritjen e eksporteve nga Kosova në Gjermani prej 43% (periudha janar-korrik 2022, në krahasim me vitin paraprak) si dhe rritjen e investimeve direkte nga Gjermania për 55%, në vitin 2021.
Hasani informoi përfaqësuesit e FMN lidhur me rezultatet e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar në fillim të korrikut, ku morën pjesë mbi 150 përfaqësues biznesi, duke përfshirë këtu 40 CEO të kompanive gjermane, në cilësi të investitorëve potencialë.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend, dhe kërkesat e sektorit privat në përmirësimin dhe azhurimin e legjislacionit, që mundëson përmirësimin e klimës të së bërit biznes në Kosovë. /arbresh.info/
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së