Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme globale “ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka pretenduar se ekonomia stabile vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.
Hekurani ka treguar se çfarë kanë bërë si ekzekutiv.
Kosova po përballet me inflacion që sipas Bankës Botërore është 19 për qind.
Postimi i tij i i plotë:
kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë
kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin
kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese
kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera
kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëseE shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin. /arbresh.info/
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...