Boksieri amerikan vritet nga vëllai i tij

12:05 | 21 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Boksieri amerikan Isiah Jones është vrarë pas një mosmarrëveshjeje me një familjarë e tij kështu tha trajneri i tij. Ai ishte 28-vjeçar.

Roshawn Jones, i cili ka punuar si trajner i Isiah, tha se boksieri kishte debatuar me vëllanë e tij të hënën në mbrëmje përpara se të qëllohej në kokë.

Policia e Detroitit nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por tha se një 28-vjeçar u vra pas një debati me një të afërm të hënën në mbrëmje, duke deklaruar se incidenti ndodhi në bllokun 9300 të Stout Street./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale