Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në mënyrë private në fillim të kësaj vere.
Rita thotë se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj, raporton Daily Mail transmeton arbresh.info

Ylli i popit Rita thotë se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e fortë e tyre më shumë se 30-vjeçare.
Ajo tha në podcastin Jaime Winstone’s Greatest Night Ever: ‘Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar. Unë jam e dashuruar, jam e dashuruar, amin!’, shkruan DailyMail.
“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur”, tha ylli i muzikës.
“Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që bëra”, u shpreh Rita për nënën dhe babanë saj.
“Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë argëtues dhe i dashur”, tha tutje ajo.
U zbulua se Rita ishte martuar me Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër në gusht. /arbresh.info/
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...