Në Prishtinë ka nisur festivali i filmit Prifilm Fest.
Ky eveniment kulturor do të jetë më ndryshe kësaj radhe, pasi që themeluesja Vjosa Berisha ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.
Koordinatorja e këtij festivali, Yllka Lota, në Klan Kosova ka bërë të ditur se ky edicion i është kushtuar tërësisht Vjosës andaj edhe emrin e ka marrë “Vjosa Forever PriFest”.
“Kanë me qenë rreth 40 filma, duke përfshirë prej tyre edhe festivalin e ‘Odesës’, kjo ka qenë kërkesë e Vjosës para se të ndërrojë jetë”.
“Në ditët në vazhdim do të ketë edhe premiera të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore”.
Ajo ka shtuar se prej sonte deri më 25 shtator kur do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, dyert do të jenë të hapura prej orës 17:00 e deri në orën 21:00 kur nis edhe filmi i fundit.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...