Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.
Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit.
Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00./arbresh.info/
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...