Enrique flet rreth mos-ftesës së Ramosit te Spanja: Mendoj se kam thirrur më të mirën në pozicionin e tij

16:34 | 20 Shtator 2022
KRG

Luis Enrique ka folur rreth listës me futbollistët e ftuar për ndeshjet e shtatorit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më 24 shtator, Spanja do të jetë nikoqire e Zvicrës – kurse pas tri ditësh do të luaj në udhëtim te Portugalia.

Lista e spanjollëve edhe kësaj radhe ishte shumë e komentuar, pasi Enrique ka lënë jashtë disa emra të mëdhenj.

“Çdo herë që futbollistët që nuk janë në listë tërheqin vëmendjen. Nuk e kam problem të flas për Ramos dhe Aspas, por zgjedh 25 lojtarët që mendoj se janë më të përshtatshmit për t’u thirrur këtë herë. Jam i hapur për mendimet e të tjerëve. Ne jemi duke analizuar vazhdimisht situatën”, tha përzgjedhësi i Spanjës.

“Është e mrekullueshme të shohësh Sergio Ramos të kthehet në fushë pas një sezoni pa luajtur për shkak të lëndimeve. Tani po e shohim të luajë çdo tre ditë. Mund të them çfarë të dua këtu, por besoj se kam thirrur më të mirën e pozicionit të Ramos në kombëtare.Dera e kombëtares nuk është e mbyllur për askënd”, shtoi Enrique.

Shpërndaje në rrjete sociale