Mbrojtësi i Barcelonës. Gerard Pique, këtë sezon ka luajtur më pak se zakonisht.
Qendërmbrojtësi 35-vjeçar nga 6 ndeshje në ligë, vetëm një herë ka qenë në 11-shen startuese, në ndeshjen e para dy javëve si mysafir ndaj Cadizit.
Sipas medieve spanjolle, pas ndeshjes me Elchen të shtunën ku Pique nuk luajti fare, ai është ankuar te Xavi duke i thënë se po luan më pak minuta se që e meriton, përcjell arbresh.info.
Ndërsa përgjigja e trajnerit katalanas ishte e ashpër. Ai i tha Piques se nëse nuk është i kënaqur me minutat që po merr, nga tash do të luajë edhe më pak.
“”Nëse nuk jeni i kënaqur, do të luani edhe më pak tani.” – u përgjgj Xavi, sipas medieve spanjolle.
Paraqitjet e mira të Araujos dhe Garcias, si dhe ardhja e mbrojtësit francez, Jules Kounde, ka bërë që Pique ta humbë vendin e titullarit te klubi i fëmijërisë së tij.
Pas këtyre ngjarjeve në Barcelonë, mediet spanjolle kanë njoftuar se Pique po e mendon seriozisht pensionimin nga futbolli në fund të këtij sezoni./arbresh.info
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...