“Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë Kosovën të anëtarësohet në Kombe të Bashkuara”, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, referuar propozimeve të të ashtuquajturës “kornizë e re” të dialogut, ku Kosovës do t’i hapej rruga për anëtarësim në OKB.
Nëse pranohet një propozim i tillë, Vuçiç tha se Serbia “nuk do të mund më ta përjashtojë Prishtinën nga OKB-ja, ani pse njohja formale nuk po kërkohet”.
“Nëse kjo është problem i vogël, nuk e di se çka mund të jetë më e madhe”.
Rreth të së ashtuquajturës “armaturë të re”, Vuçiç tha se këshilltarët e politikës së jashtme të kancelarit federal gjerman dhe presidentit francez, ia paraqitën edhe Miroslav Lajçakut, por se ai refuzoi ta pranojë.
Vuçiç tha se kur ka përmendur “arkitekturë të re të dialogut” nuk e ka gënjyer “askënd”.
Madje këtë gjë, presidenti serb tha se e konfirmuan edhe vetë evropianët.
“Ata më vonë e konfirmuan çfarë kam thënë, kur Peter Stanoi tha se nevojiten negociata paralele. Unë jam mjaftueshëm me përvojë dhe veteran i politikës që të mos e pranoj atë letër. Ajo letër tani po më pret mua që ta marrë, por s’munden ende, më shkakton dhembje koke”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.
“Siç thanë kroatët këtë mëngjes, Vuçiç dhe Serbia do të izolohen nëse nuk pranojnë. Nuk mendoj se është e lehtë, por nuk shoh tjetër mundësi. Të gjitha gjërat kanë pasojat e tyre, sikur humbëm më 1999, 2004, 2008. Kohë tejet të ndërlikuara janë para nesh, dhe do të na duhet të marrim vendime të vështira”, tha mes tjerash ai./Reporteri.net/
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës