Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ka deklaruar se ai nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë.
Për këtë deklarat ka reaguar edhe Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës.
Abdullahu, këtë e ka cilësuar si formulë të vjetër të të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje.
Po ashtu zëdhënësi i PDK-së ka shtuar se, kjo është diktaturë tipike populiste të cilës i prinë Kurti dhe Vuçiqi.
“Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Abdullahu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...