Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit për një luftë të mundshme në Kosovë.
“Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflacioni i lartë e pakënaqësitë sociale”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Hoti, përmes një postimi në Facebook tha në Kosovë e rajon nuk do të ketë luftë.
Sipas tij, ata politikanë që asnjë qeveri e rajonit nuk guxon të mendojë që të nisë luftë.
“Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon. Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendojë të nisë luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”, ka shkruar ai.
Ai tha se e gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodhë është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik, sipas tij, nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...