Kompania rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc.
Në njoftim thuhet se po bëhen përpjekje maksimale që ta përballohet situata e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në Impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.
Në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.
Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...