Në Komuna e Skënderajt, 32 fermerë janë përfitues të 30 makinave mjelëse dhe dy laktofrizave të qumështit.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, përmes rrjetit social Facebook.
“Me 32 fermerët përfitues të komunës sonë, që bëhen pronarë të 30 makinave mjelëse dhe 2 laktofrizave të qumështit, në kuadër të veprimeve dhe planeve tona për të fuqizuar bujqësinë dhe sektorët e saj”, ka shkruar ai.
“Në këtë kohë kur mbështetja nga niveli qendror është në shkallë të ulët, ne kemi rritur për 50 mijë euro nga viti i kaluar buxhetin për bujqësinë”, shtoi Nura./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...