Nuk ka shkuar aq mirë rikthimi i Ballkanit në Kosovë pas ndeshjes së zhvilluar në Pragë, ndaj Slavias në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.
Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.
Por pas qëndrimit disa orësh në Pragë, i gjithë delegacioni i Ballkanit ka marrë rrugë para disa minutave për në Prishtinë.
Arritja e tyre në Prishtinë është e paraparë rreth orës 10 të mëngjesit dhe tanimë nuk ka asnjë problem.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...