Pako e re e masave për biznesin do të shpallet më 28 shtator, njoftoi sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, pas takimit me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të 10-të kompanive më të mëdha konsumatuese të energjisë elektrike në vend.
Azeski tha se masat tashmë janë duke u finalizuar, ndërsa qëllimi i tyre është ruajtja e konkurrencës së kompanive dhe vendeve të punës.
“Bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme”, theksoi Azeski.
Ndërsa ministri Bekteshi, theksoi do të sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për kompanitë, por po bëhen përpjekje maksimale që çmimi i energjisë elektrike të jetë sa më racional./Telegrafi/
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...