Me SBAShK-un Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur marrëveshje në 2017’ën, por me PAN-in, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për çështjen e grevave në arsim dhe administratë.
Duke folur për takimin me Këshillin Grevist, kryeministri tha se “këto kërkesa partikulare, nuk mund të maskohen e gjithsesi të zbulohen me shprehje si ‘na ndihmo si vëlla’”.
“Na ndihmo si vëlla, ami 100 euro”, u shpreh Albin Kurti t’i kenë thënë grevistët në takimin mes qeverisë dhe sindikalistëve, teksa tha se “unë nuk bëj kështu”,
“Nuk mund të sillesh me qeverinë e Republikës së Kosovës në mënyrë private. Këto kohëra kanë kaluar, në të kaluarën ju keni bërë marrëveshje private. Une nuk bëj ashtu, unë ofroj pako për përballje me inflacionin”.
Mbështetjen e opozitës ndaj grevës Kurti e konstatoi si të koordinuar për, siç tha ai, të sulmohet qeveria.
“Nuk kam unë as inat e as urrejtje ndaj askujt dhe nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje me sindikalistët. Këta 6 ditë para zgjedhjeve të 2017’ës bënë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha ai.
Rrënohet buxheti i shtetit, tha ai, nëse drejtohen kërkesa partikulare “çdo kush për vete”.
“Nuk është problemi te mungesa e komunikimin ose ndonjë arrogance, por kemi një problem thenmelor, sepse i jam i bindur që nga kjo krizë dalim nga pakoja për përballim të inflacionit e jo nga kërkesa partikulare”.
“Mësuesi merr pagën për performancë, jo për shportën familjare, ne shportën familjare të mësimdhënësit e ndihmojmë me pako”. /arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër