Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot në Kuvend për grevën në arsim duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon shantazhe, e kërkesa të ngjashme “ami kaq pare”.
Ai tha se nuk ka urrejtje ndaj SBASHK-ut, por se nuk pranojnë kërkesa të tilla.
I ashpër ishte reagimi i lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e quajti kryeminsitrin frikacak.
“Me kënd me repliku me këtë tuc. Tuc ka lind, tuc është dhe tani që ka ikë prej njerëzve, ik prej sindikatave dhe tani ik edhe nga deputetët. Tu ikë pra, erdhi këtu e lëshoi një grusht miza dhe iki”, tha Krasniqi.
Ai gjithashtu tha se kryeministri Kurti nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën sepse ka vetëm të vërtetën e vet.
“E krejt ne jetojmë në imazhin e tij, e jashtë atij imazhi s’ka jetë, s’ka drejtësi se veç ky është e drejta që ka arsye”,deklaroi ai. /arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku