Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri.
“Një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek është konfiskuar në rrugën “Ilaz Kodra”, pasi gjate kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur arma për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë
Ndërsa, si rrjedhojë e hetimit të një rasti të mëhershëm, në fshatin Runikë , është konfiskuar një armë e llojit pushkë–gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në njoftim.
Lidhur me të dy rastet, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’. /arbresh.info/


Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...