Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë, thanë autoritetet më 14 shtator.
Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se Google është gjobitur me 50 milionë dollarë, ndërkaq Meta me 30.8 milionë dollarë.
As Google dhe as Meta ende nuk kanë komentuar për këtë vendim të Seulit.
Paneli për privatësi tha se këto kompani nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe nuk kanë marrë pëlqim paraprak për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nxjerrin në pah interesat e përdoruesve.
Koreja e Jugut tha se këto firma po ashtu nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara. /rel
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...