Roma është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Empolin në udhëtim me rezultat 1-2.
Ka qenë një ndeshje e vështirë, por Giallorosët morën atë çfarë deshën, tri pikët për të vazhduar rrugëtimin në pjesën e epërme të tabelës.
Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ka qenë një ndeshje shumë e vështirë.
“Ne humbëm ndeshjen e fundit, madje dy të fundit nëse duam të jemi të saktë. Humbja e ndeshjes së tretë do të ishte shumë e vështirë dhe ishin tre pikë që na duheshin shumë”.
“Kemi pasur përballë një skuadër të mirë, që luan mirë dhe bëri një ndeshje të mirë edhe ndaj nesh duke na vënë në vështirësi”.
“Pas rezultatit 2-1 kishim mundësi të tjera të kryenim ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam. Shtatë minutat shtesë dukeshin që nuk do të përfundojnë kurrë”, deklaroi Mourinho.
Mourinho u pyet nëse Paulo Dybala do të bëj që këtë vit Tammy Abraham të shënoj më shumë gola.
“Është cilësia e Dybalas të asistoj. Paolo mund të shënoj dhe asistoj, është një djalë inteligjent dhe një futbollist që luan për ekipin. Së bashku me Pellegrinin janë lojtarë me cilësi që në atë pozitë ku luajnë japin shumë topa për sulmuesit”, tha Mourinho.
Turqia do të jetë garantuese për furnizimin e Hungarisë me g...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...