Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk pati tensione në samitin e procesit të Brdo-Brijunit.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se presidentët e shteteve ballkanike kishin dallime në qëndrime dhe se sipas tij këto nuk janë tensione.
” Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë”.
“Ne folëm edhe për 6 pika me theksin se BE-ja duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor nëse mundet në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi të gjithë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton arbresh.info/
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...