Policia e Kosovës ka konfirmuar se në vendin ku është vrarë heroi Enver Zymberi, janë vendosur flamuri i Serbisë dhe parullat në serbisht “Këtu jemi”.
Me anë të komunikatës, bëhet e ditur se edhe kurorat me lule të vendosura në vendin ku ishte vrarë polici, të vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë shkatërruar.
“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – NN. Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.
Policisë bënë të ditur se ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar lidhur me rastin./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...