Blloku i krahut të djathtë i Italisë është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë dërrmuese në të dyja dhomat e parlamentit në zgjedhjet e këtij muaji, sipas sondazheve të fundit.
Partia e krahut të djathtë Vëllezërit e Italisë, e cila dominon aleancën konservatore, pritet të jetë partia më e madhe e vetme në zgjedhjet e 25 shtatorit, sipas sondazheve të fundit që tregojnë se ajo po zgjeron epërsinë ndaj Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë, transmeton portal arbresh.info
Një studim i Institutit Cattaneo, bazuar në sondazhet e kryera deri më 31 gusht, tregon se blloku konservator mund të ketë të paktën 258 nga 400 përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 131 nga 200 në Senat.
Ka një probabilitet prej 91.5 për qind që aleanca, e cila përfshin Vëllezërit e Italisë të Giorgio Melonit, Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit, të ketë një shumicë absolute në të dy dhomat e parlamentit.
Sipas sondazhit, qendra e majtë e drejtuar nga Enrico Letta, do të ketë 88 deputetë në dhomën e ulët dhe 44 në Senat, ndërsa pjesa tjetër e vendeve do të ndahet mes partive jashtë këtyre blloqeve kryesore.
Sondazhi i fundit i Ipsos, i publikuar nga e përditshmja Corriere della Sera, tregon se partia Vëllezërit e Italisë mund të llogarisë në mbështetjen e 25.1 përqind të votuesve, PD 20.5 përqind, Lëvizja Pesë Yjet 14.5 përqind dhe Liga 12.5 përqind votuesve./arbresh.info/
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...