Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shkatërruar e materialin zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Shkatërrimi i tyre u bë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një konfernce për medie tha se sipas vendimit KQZ-ja ka filluar shkatërrimin e materialeve zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale të mbajtur në tetor te vitit të kaluar. Po ashtu Elezi tha se në përgjithësi është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2,200 vendvotimeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të materialit që do të shkatërrohen janë fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve dhe të tjera. Marrë në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2,200 vendvotimeve” tha ai.
Ndërsa Elezi tha se KQZ-ja do të ruajë si prova materialin zgjedhor të rreth 280 vendvotimeve për shkak të dyshimit për vepra penale kundër të drejtës së votimit.
“Nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë. Këto materiale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga institucionet përkatëse shtetërore deri në përfundimin e të gjitha çështjeve,” tha Elezi gjatë një konferencë për medie./arbresh.info/
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban