Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur për vizitat që janë duke i bërë në vend, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar nga Qeveria që të ketë transparencë në raportimin e saj në Kuvend të Kosovës.
Hoti ka shkruar se LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale.
Por, paraprakisht siç theksoi Hoti duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut.
“Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend”, tha ai.
Hoti shtoi se kryeministri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend.
“Ai nuk mund të evitoj transparencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut. Përtej kësaj, transparenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...