Paris Saint-Germain e filloi aventurën në Champions League me fitoren 2-1 kundër Juventusit falë një dygolëshi nga Kylian Mbappe, por ndeshja do të mbahet mend për një ngjarje të pazakontë për Messin.
Sulmuesi argjentinas e nisi këtë përballje nga minuta e parë, por nuk e përfundoi atë, diçka që nuk kishte ndodhur për gati tetë vite. Messi u zëvendësua në minutën e 83-të nga spanjolli Carlos Soler, i cili debutoi me skuadrën pariziene dhe argjentinasi e ndoqi pjesën e fundit të ndeshjes i ulur në stol.
Hera e fundit që Messi nuk përfundoi një ndeshje në Champions League ishte më 21 tetor 2014, kur Barcelona mundi Ajax 3-1 në “Camp Nou”, në fazën e grupeve.
Sipas raportimeve nga Franca vendimet e Galtier duhet ta kenë acaruar shumë argjentinasin, ndërsa shtohet se mes trajnerit dhe Messit ka një ftohje tashmë.
Trajneri e ka zëvendësuar Messin në tre nga katër ndeshjet e tij të fundit. Kundër Monacos dhe Toulouse në Ligue 1 dhe kundër Juves në Champions.
Sezonin e kaluar, Mauricio Pochettino e zëvendësoi Messin vetëm një herë, kundër Lionit më 19 shtator 2021./SS/
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...