Inter – Bayern: Formacionet e mundshme

13:39 | 7 Shtator 2022
K.B

Ndeshja që merr vëmendjen më të madhe sonte në Champions League është ajo mes Inter dhe Bayern Munich.

Inter dhe Bayern do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e parë të fazës së grupeve në edicionin e ri të Champions League.

Skuadra e Inter do të jetë pa Romelu Lukaku dhe vendin e tij pritet ta marrë Edin Dzeko.

Minuta pritet të ketë edhe për Mkhitaryan, i cili mund të zëvendësojë Nicolo Barella.

Bayern nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të madhe, me Mane, Coman, Gnabry e Muller që prijnë sulmin.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Dzeko, Lautaro.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, De Ligt, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Gnabry, Muller, Coman; Mané

Shpërndaje në rrjete sociale