Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan do të diskutojnë për projektet që kanë të bëjnë me autostradën Beograd-Sarajevë-Beograd, transmeton RTRS.
Dodik tha se në Republika Sërpska tashmë po ndërtohen disa seksione, por asgjë në Bosnjë.
“Kjo autostradë nuk funksionon fare dhe nuk po bëhet asgjë në territorin e Federatës. Tashmë kemi marrë disa masa, disa pjesë të rrugës tashmë janë duke u ndërtuar. Në çdo rast kemi një sërë projektesh të dakorduara më parë që ne duhet të zbatojmë”, tha Dodik.
Ai tha se do të jetë interesante të dëgjohet se çfarë mendon Erdogan për zhvillimet globale, aq më tepër që Turqia ka një qëndrim mbresëlënës për krizën në Ukrainë.
Dodik tha se Erdogan është një burrë shteti i madh, dhe se deri më tani ka treguar një qëndrim shumë të qartë në çdo gjë dhe se i respekton të gjithë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi dhe Bosnjë.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X