Ankthi për zhdukjen e 46-vjecarit shqiptar në Rodos është në rritje.
Prej 6 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të biznesmenit shqiptar, baba i tre fëmijëve të mitur.
Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.
Familjarët e tij me kalimin e ditëve janë të shqetësuar për fatin e 46-vjeçarit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.
Ndonëse familja nuk dëshiron të aktivizojë alarmin social “Silver Alert” për zhdukjen e 46-vjeçarit, ekipi i shpëtimit të shërbimit social “Silver Alert” po merr pjesë në kërkimin e kontraktorit të ndërtimit në bashkëpunim me policinë lokale të Rodosit.
Sipas kryetarit të shërbimit social “Silver Alert”, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr, ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale.
Sipas informacioneve, 46-vjeçari ka qenë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.
Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.
Sipas policisë , të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat./gsh/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...