Dritan Abazoviç nuk është penduar për marrëveshjen me kishën serbe, vendim që i kushtoi postin e kryeministrit të Malit të Zi.
Në një prononcim nga samiti i Open Balkan në Beograd, ai tha se qëndron me misionin për të marrë vendime të vështira.
Ai tha se do të rikandidojë për të marrë besimin si kryeministër në Mal të Zi.
“Mendoj se nuk duhet të jemi propagandë, por duhet të marrim vendime të vështira. Unë kam ardhur të marr vendime të vështira. Qeveria vazhdon të punojë pa kurrfarë kufizimesh. Prapë do hyjmë në garë. Nëse populli mendon se kemi punuar mirë prapë do jemi aty, nëse jo do shkojmë në opozitë. Por nëse mendojnë se dikush mund të ndryshojë vizionin e njerëzve vetëm prej karriges, unë s’jam për aty”, tha Abazoviq për Euronews.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...