Batshuayi transferohet te Fenerbahçe

14:40 | 2 Shtator 2022
Emir Abduramani

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi, është transferuar sot në klubin turk, Fenerbahçe, si transfer i lirë.

Ky transferim i tij ka ardhur sot, pas mbylljes së merkatos verore, por meqë ka qenë lojtar i lirë, transferimi i tij nuk mund të bllokohej.

Batshuayi ishte pranë arritjes së marrëveshjes për t’u transferuar tek skuadra angleze, Nottingham Forest, por, kjo lëvizje dështoi në momentet e fundit, për t’i hapur rrugë ekipit nga Stambolli që ta arrijë sulmuesin nga Belgjika.

29-vjeçari ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si: Chelsea, Borussia Dortmund, Marseille, Valencia, Crystal Palace dhe së fundmi, Beshiktash.

Shpërndaje në rrjete sociale