Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin, Albin Kurti në takimin me të për çështjen e dialogut.
Abdixhiku në emisionin Pressing ka thënë se Kurti ia ka pranuar që dialogu me Serbinë, është prioriteti i parë për Kosovën.
“Kur Kurti e kishte marrë pushtetin, ai thoshte se dialogu nuk është prioritet i qeverisë së tij, por vendet e punës dhe drejtësia ose “J&J, jobs and justice” në gjuhën angleze, për të tingëlluar më këndshëm”.
“E kam pyetur Kurtin, a është tani dialogu prioritet numër 1, më ka thënë po, dialogu është prioriteti numër 1”, ka deklaruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka sugjeruar që Qeveria e Kosovës ta gjejë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, duke u mbështetur te këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se marrëveshja duhet të përfundohet duke përfshirë të gjitha elementet e pasqaruara, për të mos iu kthyer çështjeve të njëjta pas 10 apo 15 viteve.
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë