Ministria e Financave nuk ua ka ndarë ende pagat e muajit gusht mësimdhënësve të Kosovës.
Nga burimet e arbresh.info, mësohet se të gjithë punonjësit e arsimit, madje edhe ata që nuk mbajnë grevë, akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit gusht të parapara të ndahen sot, më 1 shtator.
Kjo ka ndodhur pas grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK), ku ndonëse është thënë se vetëm grevistët nuk do të marrin pagë, kjo po ndodhë me të gjithë mësimdhënësit, qofshin ata pro apo kundër grevës.
Redaksia e arbresh.info ka provuar të marrë në telefon përfaqësuesit e SBAShk-ut, por ata nuk u përgjigjën në thirrje.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...