Inflacioni në muajin gusht në Itali arriti në 8.4 përqind, më i larti që prej viti 1985. rekord shënoi e gjithë eurozona, ku inflacioni shkoi në 9. 1 përqind.
Vetëm për disa produkte si fluturimet, librat dhe kafja, italianët do shpenzojnë 600 euro më shumë se një vit më pare.
Duke filluar nga muaji shtator kur shumica e familjeve italiane do të kthehet nga pushimet, do gjejnë çmime jashtëzakonisht të larta.
Edhe produktet ushqimore elementare do të pësojnë një rritje domethënëse nga muaji shtator deri në muajin nëntor, ku një familje italiane do të shpenzojë rreth 155 euro më shumë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por edhe karburantet në Itali pritet të rriten akoma, pasi është ende në fuqi vendimi për heqjen e akcizës, 30 cent për litër, vendim është në fuqi deri në 20 shtator, por nuk dihet nëse do të vijojë të qëndroje pas kësaj date, çka mund ta çojë një litër karburant mbi 2 euro.
Rritja e çmimeve në bashkimin Europian vjen kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të gazit që po arrin në 300 euro për megavatorë.
Çmimi i gazit në Itali është rritur nga 461 euro në 588 euro më një diferencë prej 127 euro. që do përkthehet në fatura më të shtrenjta për fëmijët italianë.dhe çmimi i faturave të energjisë elektrike do të rritet nga 200 euro mesatarisht në 2021 në 280 euro sivjet./tch/
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...