Ish-kryetarit i komunës së Kamenicës, Qëndron Kasatratit i është dhënë e drejta nga Gjykata Supreme për reformen në arsim, i cili në kuadër të kësaj reforme i kishte mbyllur pesë shkolla.
Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, dhe ka vendosur në favor të ish-kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastrati, i cili në kuadër të reformës në arsim i kishte mbyllur pesë shkolla në disa fshatra të komunës së Kamenicës.
Këto pesë shkolla të cilat ishin mbyllur me vendim të ish-kryetarit Kastrati ishin hapur pastaj nga kryetari aktual i Kamenicës.
Kastrati i ka bërë thirrje, kryetarit të Kamenicës, ta zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, sepse në të kundërtën sipas tij do ta ndjek penalisht atë.
“Ministrja e Arsimit mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit por askush në Kosovë nuk është mbi ligjin dhe parimet e demokracisë. Këta flasin për PISA por të vetmen iniciativë serioze që adresonte problemin e kualitetit në arsim tentuan ta pengojnë me çdo kusht. E ftoj Kryetarin e Komunës së Kamenicës ta zbatojë vendimin. Në të kundërtën do të detyrohem ta ndjek penalisht”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Në vitin 2020, atëherë kryetar i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte tentuar ta reformojë arsimin në komunë, duke marrë vendim për mbylljen e shkollave në të cilat vijohej mësimi me më pak se 20 nxënës.
Menjëherë pas këtij vendimi, Kastrati hasi në sfida të ndryshme.
Një pjesë e konsiderueshme e prindërve, refuzuan ta respektojnë këtë vendim, e si pasojë një numër i madh i nxënësve nuk e vijonin mësimin në shkollat të cilat i kishte transferuar komuna.
Grupit të prindërve të pakënaqur iu kishin bashkuar edhe një pjesë e mësimdhënësve, duke e vështirësuar edhe më shumë reformën e nisur nga Komuna e Kamenicës.
Me gjithë këto presione, Kastrati nuk u tërhoq nga vendimi i tij për reduktim të shkollave.
Kjo bëri që në Kamenicë të organizohen protesta nga prindërit e pakënaqur, të cilët vazhdonin që ta bojkotonin mësimin sipas reformës.
Prindërit ankoheshin për mungesë të transportit dhe vështirësive për udhëtim nga fshatrat në qytet, edhe pse kryetari i komunës atëherë ia kishte siguruar transportin të gjithë nxënësve që detyroheshin të udhëtonin.
Por, edhe pas kësaj zgjidhje, prindërit nuk u dorëzuan, ata vazhduan t’i rezistonin vendimit për reformë.
Në mars të vitit 2020, Ministria e Arsimit, kishte marrë vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441 nxënës në Kamenicë, të cilët gati dy vjet nuk kishin vijuar mësimin për shkak të reformave arsimore./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?