Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur rëndë pasi është përplasur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr. 6 të Korçës.
Policia tha se shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën babait përpara banesës. Për pasojë automjeti e ka marrë nga poshtë. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë. /euronews
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...