Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij si i pari i policisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla, shkruan arbresh.info.
Sveçla po ashtu bëri të ditur se dorëheqja e Mehmetit ka ardhur për arsye personale pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Si ushtrues detyre në krye të policisë, Sveçla bëri të ditur se është caktuar Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës./arbresh.info/
LEXO EDHE
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C