Një hulumtim i kryer nga Universiteti Alabama zbuloi se konsumimi i bananeve çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe tru. Kjo për shkak të nivelit të lartë të kaliumit që gjendet në këtë frutë, i cili ndikon në shëndetin e arterieve, shkruan Reader’s Digest. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me kalium ndikon gjithashtu në rrahjet normale të zemrës.
“Kur trupi nuk ka mjaft kalium, mund të vijë deri tek aritmia dhe potencialisht qarkullimi më i vogël i gjakut në tru, muskuj dhe organe”, tha dietologu Michelle Routhenstein. Megjithatë, banania nuk është një zgjedhje e mirë për konsumim në mëngjes për disa arsye. Së pari, banania i ka rreth 25 për qind sheqer, që nuk është një sasi e mirë menjëherë pas zgjimit.
Gjithashtu, edhe pse do të ndihemi plot energji menjëherë pas bananes, shumë shpejt do të pasojë uria dhe lodhja. Hulumtimet e hershme i kanë treguar të njëjtat rezultate, pasi që ushqimi i pasur me kalium ka efekt pozitiv në uljen e tensionit të gjakut dhe gjithashtu e zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës. Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë dieta duhet të pasurohet me këtë mineral, dhe pastaj trupi do t’ju jetë mirënjohës.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri