Mbretëria e Bashkuar njoftoi të shtunën se do të dhurojë gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë për ta ndihmuar atë të neutralizojë minat ruse në brigjet e saj dhe të trajnojë ushtarët ukrainas në përdorimin e tyre.
Këto “pajisje të lehta, të pavarura janë të dizajnuara për përdorim në zona të cekëta bregdetare, të afta të operojnë deri në 100 metra nën nivelin e detit për të zbuluar, lokalizuar dhe identifikuar minat (…) në mënyrë që marina e Ukrainës t’i neutralizojë ato,” Ministria e Mbrojtjes (MM) tha në një deklaratë, shkruan Euronews.
Nga i njëjti burim, “dhjetëra anëtarë të marinës ukrainase do të trajnohen për përdorimin e këtyre dronëve gjatë muajve të ardhshëm. Trajnimi do të ofrohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Kjo ndihmë e re ushtarake vjen pasi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “Rusia po e kthen ushqimin në një armë duke shkatërruar bujqësinë ukrainase dhe duke vendosur një bllokadë në portet e vendit në Detin e Zi për të parandaluar eksportet”.
Ndërsa disa anije që transportonin drithë ishin në gjendje të largoheshin nga Ukraina sipas kushteve të një marrëveshjeje të arritur nga OKB-ja, këto operacione “mbeten të kufizuara nga minat nënujore të lëna nga forcat ruse përgjatë bregdetit” të vendit, ka thënë MB.
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”