Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se marrëveshjet e dala nga dialogu do të zbatohen mbi ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vendin tonë.
Sveçla, pas marrëveshjes së arritur për dokumentet e identifikimit, tha se Kosova ka qenë e gatshme që nga fillimi që të hiqet dokumenti për hyrje/dalje – por, me kushtin që të mos kërkohet as nga Kosova e as nga Serbia.
“Nga 1 shtatori, shtetasit e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar. Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh”.
“Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim. Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman