Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç‘rast u kërkua të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve nga ana e Qeverisë dhe të gjendet një zgjidhje.
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e qeverisë për t’ua pezulluar kontratat atyre, është një kërcënim dhe nuk ka mbështetje ligjore.
“Ju kemi ftuar për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me qasjen që ka Qeveria e Kosovës ndaj grevistëve në sektorin publik, me theks për punëtorët e arsimit. Dje SBASHK ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik, kurse menjëherë më pas qeveria ka bërë kërkesën për të kërkuar listat e punonjësve të arsimit të cilët janë të përfshire në grevë për t’i pezulluar nga lista e pagave, kështu duke fyer rëndë dinjitetin edhe integritetin e tyre”.
“Mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë si rezultat i moskonsideratës nga ana e Qeverisë”.
“Në vend se të dialogojë dhe të gjejë një zgjidhje, qeveria ka zgjedhur kërcënimin financiar për mësimdhënësit dhe sektorin publik në kohën kur kriza financiare në vend po thellohet pikërisht nga mosveprimi i kësaj qeverie”.
“Kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e Qeverisë për të dënuar ose pezulluar kontratat e punës së tyre është një goditje e ultë dhe pa mbështetje ligjore. Është praktikë tipike e autokratëve për të heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...