Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, por Uashingtoni.
Sipas saj, Kosova duhet të bindë Uashingtonin që është serioze dhe e përgatitur.
“Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tekefundit, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as në Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë)”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka thënë se SHBA-ja mban çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...