Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.
Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneral Major Kajárin për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht javëve të fundit.
Gjeneral Major Kajári e njoftoi Kryeministrin Kurti për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.
U ritheksua gatishmëria për komunikim, bashkërendim të veprimeve e bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje