Kryeministri britanik pa paralajmërim ka vizituar sot Kievin me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. “Derisa dikush paguan faturat për energji, dikush paguan me gjak”, ka thënë në Kiev kryeministri Johnson.
Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe ka udhëtuar pa paralajmërim drejt kryeqytetit ukrainas Kiev me rastin e 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës. Johnson është pritur nga presidenti Volodimir Zelenski ndërsa kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët.
“Ajo çfarë po ndodhë në Ukrainë ka rëndësi për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse ndodhem sot në Kiev kishte shkruar fillimisht kryeministri Johnson në rrjetin social Twetter. Besoj se Ukraina mundet dhe do ta fitojë këtë luftë, kishte shkruar më tej. Ndërsa në Kiev Johnson ka thënë: Derisa njerëzit në vendet tjera po i paguajnë faturat për burimet e energjisë, njerëzit në Ukrainë po paguajnë me gjak.
Johnson ka thënë se familjet në Britani duhet disi ta përballojnë krizën e rritjes së kostos së jetesës në mënyrë që të kundërshtojnë manipulimin e çmimit të burimeve të energjisë nga Rusia./rtk/
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...