I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një agjendë të ngjeshur sot dhe nesër gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë e Serbi.
Nga Brukseli kanë konfirmuar se Lajçak në Prishtinë, takon presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, liderët e partive opozitare dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Takimi i fundit mëtohet të zhvillohet në Mitrovicë.
Ndërkohë në Beograd, Lajçak ka takim me presidentin Aleksandar Vuçiq, e drejtorin e zyrës qeveritare serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Nga zyra e BE-së në Bruksel kanë thënë se ky mision i emisarit bëhet “në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciproke për të shmangur tensionet e reja në terren”.
Në krejt këtë agjendë, Lajçak do të shoqërohet nga homologu amerikan, Gabriel Escobar, që është i dërguar special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM,PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.
Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por një marrëveshje nuk u arrit. /arbresh.info/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...