Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Mehaj ka thënë se është emocionuese prania e kontingjentit të Shqipërisë, në Kosovë.
“Kontingjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë. Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë. Ju faleminderit e mirënjohës gjithmonë për shërbimin tuaj të shenjtë e fisnik”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...
Policia e Kosovës kap drogë, armë dhe mjete të rrezikshme në...
Hattrick i Valverdes – Real Madridi “shokon” Manchester City...
Dietologët zbulojnë se si dhe me çfarë është më mirë t’i han...
Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë për Lindjen e Mesme
Bie çmimi i naftës, Kusari bën thirrje për monitorimin e tre...