Skuadra e Arsenal mund të bëjë një lëvizje për Sandro Tonali.
‘Gunners’ e kanë nisur për mrekulli sezonin e ri, duke qenë skuadra e vetme në Premier League me 3 fitore të regjistruara.
Megjithatë, ata po shohin opsionet për t’u përforcuar akoma, para fundit të merkatos. Sipas ‘Dailystar’, Arsenal janë në garë për një mesfushor, dhe Sandro
Tonali është një nga emrat për të cilin mund të përgatitet ofertë.
Milan vështirë se do të lëshojnë kartonin e Tonali, megjithatë, londinezët kanë edhe alternativa të tjera.
Youri Tielemans i Leicester mbetet në mesin e opsioneve favorite për Mikel Arteta, por një marrëveshje e mundshme me Tonali do ta rrëzonte belgun nga lista.
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli
Hapet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, kërkohen pajis...
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...