Në ditën kur përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ku kanë diskutuar për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill rreth situatës pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Unë përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq, bëhet e ditur në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”.
Takimi ndodhi disa ditë pas bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, gjatë të cilave nuk pati ndonjë rezultat./arbresh.info/
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...