Sot nuk do të ketë takim mes Kurtit e Escobar

09:47 | 23 Gusht 2022
A Z

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë.

Escobar nuk do të takohet sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Këtë  e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, tha Kryeziu.

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale